LAJMI I FUNDIT:

​Monumenti për ushtarët e KFOR-it, Suedia falënderon Kosovën

​Monumenti për ushtarët e KFOR-it, Suedia falënderon Kosovën

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha takoi sot ambasadorin e Suedisë, Henrik Nilsson, me të cilin biseduan për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, gjegjësisht për bashkëpunimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Suedisë.

Berisha e falënderoi ambasadorin Nilsson për kontributin që ka dhënë Suedia për Kosovën, për mbështetjen që i ka dhënë FSK-së në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale të kërkim- shpëtimit të FSK-së dhe Qendrës së Trajnimit për Kërkim –Shpëtim dhe në fusha tjera, përmes oficerëve të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për MFSK/FSK-në si dhe për kontributin e kontingjenteve ushtarake suedeze në kuadër të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Ndërsa, ambasadori suedez, Henrik Nilsson në fillim i dorëzoi ministrit Berisha një letër të adresuar për të nga ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Suedis, në të cilën shprehte  falënderimin për ngritjen e monumentit në Prishtinë për ushtarët e NATO-s dhe të KFOR-it si mirënjohje dhe nderim për kontributin e tyre për lirinë e vendit dhe ruajtjen e paqes në Kosovë nga viti 1999 e deri më 2018.


Në fund, ministri Berisha dhe ambasadori Nilsson shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e tij dhe të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, dy ministrive dhe të dyja forcave edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori