Sulmuesi italian, Andrea Belotti ka siguruar tifozët e Torinos se ai do të qëndrojë në Torino edhe në sezonin e ardhshëm.

Belotti ka çmendur të gjithë me aftësitë e tij për të shënuar gola, dhe vazhdimësinë në paraqitjet e tij.


Italiani aktualisht është ‘Capocannoniere’ apo golashënuesi kryesor në Serie A me 22 gola dhe katër asistime në vetëm 26 paraqitje këtë sezon dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të vihen pas tij.

Këto statistika kanë bërë që Torino t’ia ofroj kontratën e re deri në qershor të vitit 2021 me një klauzolë të lirimit në vlerë të 100 milionë euro, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.

“Sigurisht se jam duke qëndruar. Dua të mbetem në Torino”, ka thënë Belotti për Tuttosport.

“Në fakt, unë do të qëndrojë në Torino sezonin e ardhshëm”, përcjell Telegrafi.

“Tifozët Granata le ta dinë këtë! Unë definitivisht do të qëndroj”, përfundoi talenti italian.

Chelsea dhe Arsenali janë në mesin e klubeve që kanë treguar interesim për të, së bashku me Napolin në Serie A, por çmimi i madh është një çështje për 23-vjeçarin. /Telegrafi/

telegrafi sport app