Tony Bellew e bëri atë që kishte premtuar para meçit, e detyroi David Hayen që ta hidhte peshqirin.

Ai doli triumfues në duelin e zhvilluar në O2 Arena të Londrës duke e nokautuar dy herë kundërshtarin, i cili u dorëzua në raundin e 11-të.


Mirëpo, për Bellew nuk kishte shumë rëndësi fitorja, por paratë që do t'i marrë pas këtij triumfi.

"E kam siguruar të ardhmen e fëmijëve të mi. Vetëm kjo ka rëndësi, nuk më intereson fitorja", deklaroi Bellew pas fitores.

Më pas shprehu respektin që kishte për rivalin e tij, përkundër se para duelit kishte pasur ngacmime nga të dyja palët.

Më pas, Haye dhe Bellew u kapën krah për krah duke i treguar publikut sesa e respektojnë njëri-tjetrin dhe se do të dëshiron edhe një duel në Goodison Park.

Ndryshe, dy boksierët do t'i ndajnë shtatë milionë funte (8.1 milionë euro), edhe pse nuk janë publikuar detajet e sakta se në çfarë përqindje do të ndahet kjo shumë parash. /Telegrafi/

telegrafi sport app