Site icon Telegrafi

Bella Hadid: Jam krenare që jam myslimane, me babanë gjithmonë jemi lutur

Modelja e famshme, Bella Hadid, është hapur rreth bindjeve të saja fetare dhe për të kaluarën e babait të saj.

Bukuroshja është vajza e modeles Yolanda Hadid dhe biznesmenit palestinez, Mohamed Hadid.

Babai i saj ishte përzënë nga Izraeli kur ishte fëmijë. Ashtu që së bashku me familjen u vendos në Shtetet e Bashkuara.

Lexo po ashtu Bella Hadid vjen e zhveshur në setin e ri bardh e zi (Foto)

“Babai im ishte refugjat kur erdhi për herë të parë në Amerikë, prandaj (ky vend) është si shtëpi për motrën time (Gigi), vëllanë (Anwar) dhe për mua”.

“Ai (babai) ishte gjithmonë religjioz dhe gjithmonë lutej bashkë me ne. Jam krenare që jam myslimane”, citon E! Online fjalët e saj.

Bella dhe Gigi gjatë protestave (Instagram)

Pas inaugurimit të Donald Trumpit për president të SHBA-ve, Bella dhe Gigi iu bashkuan protestuesve duke marshuar nëpër New York kundër vendimeve të tij të fundit ndaj imigracionit. /Telegrafi/

Exit mobile version