LAJMI I FUNDIT:

Belgjika, shteti i parë në botë që asetet miliarda euroshe ruse po i shfrytëzon për Ukrainën

Belgjika, shteti i parë në botë që asetet miliarda euroshe ruse po i shfrytëzon për Ukrainën

Belgjika, vendi ku mbahen shumica e aseteve të ngrira të bankës qendrore ruse, pret të mbledhë 2.3 miliardë euro (2.4 miliardë dollarë) taksa mbi asetet dhe t’i përdorë ato për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës.

Bashkimi Evropian së bashku me vendet e Grupit të Shtatë (G7) kanë diskutuar nëse ata mund të përdorin interesin e bërë në mbi 300 miliardë euro para publike ruse për të financuar Ukrainën.

Zelensky pyetet nëse është i shqetësuar se Ukraina mund të marrë më pak mbështetje ushtarake për shkak të luftës mes Hamasit dhe Izraelit
Lexo po ashtu Zelensky pyetet nëse është i shqetësuar se Ukraina mund të marrë më pak mbështetje ushtarake për shkak të luftës mes Hamasit dhe Izraelit

Mbi 200 miliardë nga kjo shumë mbahen në Evropë me rreth 125 miliardë të menaxhuara nga shtëpia belge e kleringut Euroclear. Kjo e fundit nuk pranoi të komentojë.


Banka Qendrore e Rusisë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, raporton reuters.

Ukraina publikoi një video të shkatërrimit të një sistemi të fuqishëm rus
Lexo po ashtu Ukraina publikoi një video të shkatërrimit të një sistemi të fuqishëm rus

Komisioni Evropian njoftoi në muajin korrik se do të paraqiste një propozim nëse kishte një mënyrë të shëndoshë ligjërisht për të përdorur fondet pasi G7 të binte dakord në parim.

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha të mërkurën se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden mbështeti taksimin e të ardhurave të papritura nga këto asete. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

Amerika
SHBA refuzon të bashkë-sponsorizojë rezolutën e OKB-së që mbështet integritetin territorial të Ukrainës?

SHBA refuzon të bashkë-sponsorizojë rezolutën e OKB-së që mbështet integritetin territorial të Ukrainës?

Botë
Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Botë
Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Botë
Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas

Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas "vrau një gazetar amerikan"

Botë
Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë

Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë "forcë për Ukrainën me afro 30,000 trupa" në mes të bisedimeve SHBA-Rusi

Botë
Kalo në kategori