LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Ka interesim të madh për instalimin e fotovoltaikëve në amvisëri dhe kompani

Bekteshi: Ka interesim të madh për instalimin e fotovoltaikëve në amvisëri dhe kompani

Vendosja e paneleve fotovoltaike nga amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël po shihet si një mundësi e mirë nga qytetarët.

Për këtë ide, sipas ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka pasur edhe mjaftë interesim nga ana e amvisërive.

“Ka interesim të madh për vendosjen e paneleve fotovoltaike nga amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, veçanërisht tani pas shpalljes së Rregullores së re të ndryshuar për burimet e rinovueshme të energjisë. Deri në vitin 2019 kishim një ligj shumë të vjetër për Energjinë që nuk përfshinte burimet e ripërtëritshme të energjisë, prandaj u ndryshua Ligji për Energjinë, e me këtë edhe Rregullorja për Burimet e Ripërtëritshme, sipas të cilit tani çdo familje do të mund të vendosë fotovoltaikë. Për të instaluar fotovoltaikë është e nevojshme që familja ta zëvendësojë njehsorin me një që ka hyrje dhe dalje të energjisë elektrike. Kështu, familjet mund të shkëmbejnë energjinë e tepërt me operatorin dhe më pas energjia elektrike e prodhuar mund të kompensohet ose tarifohet. Nëse tani lejohet 4 kilovat, me Rregulloren e re mundësohet prodhimi i 6 kilovatëve, kështu që nëse një amvisëri përdor vetëm 2 kilovat, energjia e tepërt prej 4 kilovatësh mund t’i kalojë EVN-së, e cila është Furnizues Universal. Kështu amvisëritë mund të shkëmbejnë dhe më pas energjia elektrike e prodhuar të kompensohet apo tarifohet”, tha ministri Bekteshi në emisionin “Brifingu i mëngjesit”.


Ministri informoi se ka kompani private që vendosin panele të tilla dhe për vendosjen e tyre duhet certifikatë mbikëqyrjeje sipas Ligjit për Ndërtim, i cili në periudhën e ardhshme do të pësojë ndryshime për të thjeshtësuar procedurat për stimulimin e energjisë së gjelbër.

“Nga 1 korriku do të ketë një tarifë të re për grumbullimin e energjisë elektrike, e cila do të jetë e shkallëzueshme, kështu që nga cila tarifë do të dorëzohet energjia elektrike nga amvisëria tek furnizuesi, furnizuesi në të njëjtën periudhë do të jetë i detyruar të llogarisë energjinë elektrike në Përllogaritjet tona janë që deri në fund të vitit të kemi 150-170 kilovat orë kapacitet të instaluar nga një investim i tillë nga familjet dhe kompanitë”, tha ministri Bekteshi.

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori