LAJMI I FUNDIT:

Bekim Jashari akuzon Sami Lushtakun për kacafytjet në Kuvend

Bekim Jashari akuzon Sami Lushtakun për kacafytjet në Kuvend

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se grupacione të interesave të ngushta personale, sot ishin organizuar që të pamundësojnë votimin e buxhetit zhvillimor, buxhetit të qytetarëve të Skenderajt.

“Grupi i deputetëve të Sami Lushtakut, Musa Dervishit e Malosr Bejtes, pasi dështuan të bllokojnë punën time dhe të Ekzekutivit, dhe votimin e buxhetit të komunës se Skenderajt, përmes Malsor Bejtes, që është dorë e zgjatur e Sami Lushtaku, krijuan tensione në asamble, me ç’rast Malsor Bejta ka nxjerr një thikë për të sulmuar asamblistët dhe drejtorët. Gjendja e Malsor Bejtes ishte jashtë çdo norme të një asamblisti dhe qytetari normal, prandaj është dashtë intervenimi i personelit të sigurimit për ta neutralizuar atë”, ka thënë Jashari.

Përleshje fizike në sallën e Kuvendit komunal në Skenderaj
Lexo po ashtu Përleshje fizike në sallën e Kuvendit komunal në Skenderaj

Fjala e plotë e kryetarit Jashari:


Të dashur qytetarë,

Sot u miratua buxheti zhvillimor i Komunës së Skenderajt, i cili u bë në bashkëpunim të plotë me qytetarë që kam takuar në çdo bashkësi lokale.

Edhe pse buxheti i Komunës u hartua bazuar në kërkesat e qytetarëve, kishte asamblistë të cilët nuk e përkrahen.  Ky është buxhet zhvillimor që planifikon investime në Parkun e Biznesit, në rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkolla dhe infrastrukturë të përgjithshme, është buxhet i të gjithë qytetarëve, dhe jo i një grupi të caktuar.

Grupacione të interesave të ngushta personale sot ishin organizuar që të pamundësojnë votimin e buxhetit zhvillimor, buxhetit të qytetarëve të Skenderajt.

Grupi i deputetëve të Sami Lushtakut, Musa Dervishit e Malosr Bejtes, pasi dështuan të bllokojnë punën time dhe të Ekzekutivit, dhe votimin e buxhetit të komunës se Skenderajt, përmes Malsor Bejtes, që është dorë e zgjatur e Sami Lushtaku, krijuan tensione në asamble, me ç’rast Malsor Bejta ka nxjerr një thikë për të sulmuar asamblistët dhe drejtorët.

Gjendja e Malsor Bejtes ishte jashtë çdo norme të një asamblisti dhe qytetari normal, prandaj është dashtë intervenimi i personelit të sigurimit për ta neutralizuar atë.

Ndiej keqardhje për sjelljen e asamblistit Bejta i cili aty është për të përfaqësuar qytetarët, jo për të mbrojtur me armë të ftoftë (thikë) interesat e grupacioneve të caktuara, të cilët janë të gatshëm të jenë çdo gjë për interesa personale, por jo edhe për ata qytetarë, prandaj nuk i pamë në ditën kur qytetarë të Drenicës bllokuan rrugët për të mos lejuar kalimin e Vuçiçit ne Drenicë.

Qytetarëve të Skenderajt iu urojmë votimin e buxhetit sipas kërkesës së tyre, ndërsa të gjithë atyre që mendojnë bllokimin e zhvillimit të Skenderajt, ju themi se janë të dështuar.

Ka kaluar koha kur buxhetin e ka orientuar një grup i caktuar, sot ai u miratua sipas kërkesave të qytetarëve, për të ju mundësuar dhe krijuar parakushte investitorëve të investojnë në komunën tonë, të cilëve për interesa individuale, klanore e grupore nuk iu është lejuar investimi në Skenderaj.

Prandaj për 20 vite nuk ka investitorë të huaj në Skenderaj, sot miratuam buxhetin i cili krijon parakushte për hapje të fabrikave në Skenderaj.

Urime, qytetarë të Skenderajt!

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori