Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se kryeministri Kurti e ka humbur përkrahjen e ShBA-ve dhe të BE-së.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me zbarimin e marrëveshjes së Ohrit për Asociacionin, Kurti disa i fiton e disa i humbë.


"Me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit për Asociacionin, fiton përkrahjen e jugosllavëve ndërsa humbë përkrahjen e patriotëve të vonuar", ka thënë mes tjerash Berisha.

Postimi i plotë pa ndërhyrje: Pozicioni politik i Kurtit. 1. Opoziten e frikeson ( tmerron ) me sondazhe fallco. 2. Me deklaratat per lufte ne veri mobilizon patriotet e vonuar kurse e humb perkrahjen e jugosllaveve. 3. Me zbatimin e marrveshjes se Ohrit per asociacioni fiton perkrahjen e jugosllaveve ndersa humbe perkrahjen e patrioteve te vonuar. 4. Ndersa ka humbur perkrahjen e besimtarve te te dy aneve. 5. Ka humbur perkrahjen e SHBA-se dhe te Evropes per Kosoven. 6. Ndersa e ka perkrahjen 100% te komunitetit liberal ekstrem. 7. Raportet me Shqiperi 0 8. Ekonomia dhe planet per zhvillim te vendit 0 9. Nga NATO te perjashtuar. 10. Faqja e zeze. /Telegrafi/