Partitë më të mëdha janë zënë të hënën sërish se kush do ta formojë qeverinë e ardhshme, me Bashkimin Demokratik për Integrim.
Kryeministri në detyrë, Emil Dimitriev, kujtoi sot se parimi që “fituesi me fituesin” duhet të bëjë koalicion pas zgjedhjeve, është e “logjikshme se duhet vazhduar”.
“Si të gjithë qytetarët tjerë, edhe unë pres që ta tejkalojmë krizën. Askujt nuk i shkon për shtati gjendja e tensionuar në të cilën institucionet janë në ngërç, ndërsa qytetarët në paqartësi. Pres që e tërë kjo të relaksohet me formimin e qeverisë së re, sepse ekzistojnë shumë nevoja të cilat duhet të realizohen për qytetarët, e të cilat janë pjesë e programit me të cilin fituam”, tha ai.
Antonio Miloshoski, po ashtu tregoj sot se negociatat me BDI-në po vazhdojnë, dhe se po shqyrtohen modalitet për tejkalimin eventual të dallimeve mes dy palëve.
OBRM-PDUKM, ka refuzuar kategorikisht që të pranojë “shqipen” si gjuhë zyrtar në mbarë shtetin, si dhe vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale.
Në anën tjetër, kryetari i Social Demokratëve Zoran Zaev, tha se ai do të jetë kryeministër i ardhshëm, pavarësisht parimit që po kërkon OBRM-PDUKM që të respektohet nga kampi politik shqiptar.
“Unë sinqerisht pres që pas 29 janarit, mandati të jetë në duart tona për arsye që i gjithë opinioni i dinë. Kurse ato arsye janë se shumica e qytetarëve, më shumë 620 mijë u vendosen për ndryshime, dhe kjo është më se e qartë, dhe prej kësaj nuk ka ikje”, tha Zaev.
Edhe pse nuk e përmendi parimin e “fituesit me fituesin”, Zaev nuk foli as për platformën shqiptare, që u paraqit nga katër partitë parlamentare shqiptare, si kusht për t’i bindur ata në ndryshim përmes barazisë, dhe kështu të formohet qeveria e re.
Nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta, në një prononcim dhënë për TV21 më 10 janar, pati folur për parimin e “fituesit me fituesin”, dhe ka këtë shpjegim.
“Por nëse duan të bëjnë që në të ardhmen, fituesi me fituesin të bëjnë koalicion ajo le të rregullohet me ligj, (v.j. sepse tani) nuk është e rregulluar me ligj. Çdo gjë që nuk është e rregulluar me ligj, nuk është e obliguar asnjë parti politike, që ta respektoj”, tha Bejta.
Ish deputeti, Mersim Pollozhani, thotë se marrëveshja e majit 2007 është vetëm arsyetim, dhe se kjo “marrëveshje xhentëlmenësh” po e përdoret vetëm si alibi nga të dy palët.
“Kjo është një marrëveshje, që e kanë bërë në 2007 dhe ajo vlen për një rast. Për atë rast “ad-hoc”. Nuk mund të jetë ajo rregull për gjithmonë”, tha ai.
Ditë më parë zëdhënësi i BDI-së tha se ky parim duhet respektuar deri në fund, për të parë nëse palët mund t’i tejkalojnë dallimet, dhe formojnë qeverinë e ardhshme. Por, pavarësisht dallimeve a tejkalohen a jo, lideri i OBRM-PDUKM thotë e pa respektimin e këtij parimi, nuk ka qeveri, andaj duhen zgjedhje të reja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit