Këtë trend pothuajse e kanë pritur të gjithë me duar të hapura. Do t’u pëlqejë posaçërisht atyre të cilët jetojnë në shtëpi më të vogla

Druri i shndritshëm do të jetë materiali kryesor për përpunimin e mobilieve, por edhe të të gjitha elementeve të tjera për rregullimin e shtëpisë.


Raftet, dyshemetë, elementet e kuzhinës, të gjitha merren në konsideratë, transmeton Telegrafi.

Mund ta mbështillni edhe një mur me tapeta të cilat imitojnë dukjen e drurit dhe në çast do të transformoni dukjen e dhomë.

Ky trend do të fusë qetësi dhe freski në enterier dhe do ta bëjë të duket një hapësirë më e madhe.

Druri krijon ngrohtësi dhe estetikisht është shumë joshës në kombinimin me mobiliet e bardha, por edhe me detajet në ngjyra të tjera të shndritshme.

Sipërfaqet natyrore, të palyera me llak theksojnë rehatinë natyrale, por edhe i japin hapësirës dukje të sofistikuar.

239285 shutterstock 545001493 ff

71dczyooSAL. AC SL1000

wall art with wood wall and 20 wall art ideas 3 110

modern sofa  1

maxresdefault 8

/Telegrafi/