Pa e lidhur akoma kurorën e martesës duhet të ngrini disa pyetje të hershme, të cilat do të ndikojnë pozitivisht në lidhjen tuaj martesore në vazhdim ose mund të qartësojnë disa probleme të së ardhmes
Për të kuptuar se sa jeni në gjendje të jepni e të merrni nga një marrëdhënie, duhet të sqaroheni për çështjet e mëposhtme
Si reagon familja jote përpara zënkave?
Suksesi i një marrëdhënieje varet nga mënyra se si përballet çifti me gjërat që nuk i mendon njëlloj. Ju duhet të keni informacion nëse familja e partnerit/es ishte e dhunshme, diskutonte me qetësi apo nuk debatonte fare përpara mosmarrëveshjeve. Ne gjithashtu mësojmë nga familja jonë dhe imitojmë prindërit tanë në mënyrën se si e trajtojmë zgjidhjen e një konflikti me partnerin/en.
Do të kemi fëmijë, nëse po, do t’ia ndryshosh pelenat?
Te pyetja e fëmijëve nuk është e rëndësishme të thoni vetëm atë që partneri juaj do të dëgjojë. Përpara martesës, çiftet duhet të diskutojnë me ndershmëri nëse duan apo jo fëmijë. Sa duan dhe çfarë roli do të luajnë në rritjen e tyre.
Eksperiencat tona me ish-ët do të na ndihmojnë apo pengojnë?
Nëse keni pasur shumë lidhje serioze kjo mund të përbëjë rrezik divorci dhe cilësi të ulët të martesës. Mbase prej faktit se kush ka pasur lidhje dhe ndarje serioze, krahason partnerin/en aktual me një në të shkuarën.
Ngritja e këtyre çështjeve herët mund të ndihmojë. Njerëzit zakonisht hezitojnë të flasin për të shkuarën, por kjo ndihmon shumë në shëndetin e marrëdhënies në të ardhmen.
Sa i rëndësishëm është besimi fetar? A do t’i festojmë festat?
Nëse dy njerëz vijnë nga besime fetare krejt të ndryshme, është e rëndësishme që përpara martesës t’i diskutoni këto çështje dhe të kuptoni se sa rëndësi ka për secilin nga ju që të respektoni festat fetare dhe traditat që vijnë me besimin. Gjithashtu kur të keni fëmijë duhet të përcaktoni nëse do t’i mësoni fëmijët me këto tradita.
Si do t’i ndajmë borxhet?
Është e rëndësishme të dini nëse partneri/ja juaj ndihet i/e pavarur financiarisht nga juve apo dëshiron që të krijoni burime të përbashkëta. Mbyllja e borxheve është një pikë mjaft e rëndësishme, pasi krijimi i një buxheti të caktuar ndikon shumë në sigurinë tuaj financiare.
Për çfarë jeni të gatshëm të paguani më së shumti?
Ka artikuj që për një person janë të shtrenjtë dhe përpara të cilëve u erret shikimi dhe nuk i llogarisin kostot financiare. Blerja e një makine është një indikator i madh i kornizave tuaja për sa i përket mënyrës se si do t’i shpenzoni paratë.
A të shqetëson nëse bëj gjëra vetëm?
Martesa për shumë njerëz do të thotë humbje e pavarësisë dhe një bashkëpunim i ngushtë në çdo fushë të jetës, por për të tjerë martesa është ndërtimi i një partneriteti, por edhe ruajtje e autonomisë. Kjo është një nga pikat që duhet të sqaroni përpara se të martoheni, në mënyrë që të jeni në gjendje të kuptoni sa më mirë si do të jetë e ardhmja juaj.
A i pëlqeni prindërit e njëri-tjetrit?
Për sa kohë jeni të bashkuar në këtë front, martesa juaj mund të zgjasë. Ju mund të menaxhoni sjelljen që do të keni karshi prindërve të njëri-tjetrit. Por nëse ndonjëri prej jush sillet keq apo nuk do të ruajë asnjë marrëdhënie me prindërit, kjo është diçka që ju duhet ta saktësoni nëse do të përbëjë pikë të fortë apo të dobët për ju si çift.
Sa i rëndësishëm është seksi për ju?
Çiftet sot presin të mbeten seksualisht të pasionuar ndaj burrit ose gruas, ndaj duhet bërë një bisedë paraprake për të kuptuar më mirë nëse të dy partnerët janë të gatshëm të përjetojnë eksperienca të ndryshme seksuale.
Sa larg do të shkojmë me flirtimin me të tjerët?
Sipas specialistëve, çiftet duhet të diskutojnë se çfarë qëndrimi kanë rreth pornografisë, flirtimit dhe pritshmërive për ekskluzivitet seksual. Ndonëse mund të jetë një diskutim i vështirë, do t’ju bëjë shumë mirë dhe do t’ju kursejë shumë telashe në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Tetë dobësitë më të mëdha të shenjës së Demit, sipas një astrologu
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania