LAJMI I FUNDIT:

Behrami emocionohet dhe loton: S’mund ti thotë “lamtumirë” kombëtares zvicerane

Behrami emocionohet dhe loton: S’mund ti thotë “lamtumirë” kombëtares zvicerane

Lajme të mira për Zvicrën, pasi Valon Behrami akoma është në listën e lojtarëve që mund të luajë në kualifikimet për KB 2018.

Një lajm tjetër i gëzueshëm është se Behrami është bërë baba për herë të dytë shkruan blick.ch.

Është dashur të bëhet baba në 10 korrik, finalen e KE 2016 sipas terminit megjithatë e dashura e Behramit, Elena Bonzanni, e lindi vajzën një javë më vonë në spitalin Clinica Sant’Anna në Lugano.


Emri i vajzës është Isabelle (3300 gr/48 cm), tërësisht e shëndetshme dhe së bashku me vajzën tjetër, Sofia (7) do e bëjnë krenar babanë.

“Kam ardhur në Zvicër në moshën katër vjeçare,” thotë lojtari që në bagazhin e vetë ka 70 ndeshje me Zvicrën dhe pas humbjes së kobshme kundër Polonisë mendonte pensionimin. “Kam kërkuar që në çdo moment të bëj krenar Zvicrën, në çdo sekondë që kam luajtur në fushë.”

Pas kësaj, Behrami emocionohet dhe i fillojnë lotët. Pas pak fillon përsëri.

“Çfarë më pëlqen më shumë është se njerëzit e kanë kuptuar kush jam unë. Dhe se ata kanë ndryshuar mendimin për mua.”

Në lidhje me aktivizimin e mundëshm për kualifikimet e KB 2018, ai shtoi se do konsultohet njëherë me familjen, megjithatë presidenti i Federatës së Futbollit Zviceran, Peter Gilliéron, shpreson që Behrami të mos i thotë “lamtumirë”.

“Behrami është lojtar kyç për Zvicrën. Ai jep gjithçka në fushë për kombëtaren,” tha shefi i FFZ. Megjithatë blick.ch beson se Behrami do jetë pjesë e kombëtares edhe më tej. Një shpresë reale që shqiptarët të jenë pjesë në Rusi 2018.

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori