LAJMI I FUNDIT:

Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të Administratës Tatimore

Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të Administratës Tatimore

Të martën në Administratën Tatimore të Kosovës është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj te ushtruesi i detyrës Ekrem Hysenaj.

Gjatë takimit me rastin e pranimit të detyrës, Hysenaj tha se do të punojmë maksimalisht që Administrata Tatimore të arrijë realizimin e objektivave të parapara.

Hysenaj që nga viti 2000 ka qenë pjesë e ATK-së, ndërsa nga viti 2019 ka qenë Drejtor i Departamentit për Zhvillim dhe Menaxhimin e Projekteve.


Të premten e kaluar, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marr vendim që ta shkarkoj Xhakën dhe ta emëroj Rexhën në pozitën e ushtruesit të detyrës.

Pas Qalajt, Hoti shkarkon edhe drejtorët e Doganës dhe ATK-së
Lexo po ashtu Pas Qalajt, Hoti shkarkon edhe drejtorët e Doganës dhe ATK-së

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në rekomandimet e Ministres së Financave, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë vendim për t’i liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhej në komunikatën e Qeverisë. /Telegrafi/