Ashtu edhe siç ishte njoftuar, sot (e premte) para objektit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, janë bërë homazhe në nderim të këngëtares dhe gazetares tashmë të ndjerë, Violeta Rexhepagiqi.
Ajo ndërroi jetë mëngjesin e së enjtes, në rrethana që ende po hetohen nga Policia e Kosovës.
Ndonëse në një kohë krize të pandemisë globale, mes distancën e ruajtur dhe respektimin e rregullave, qytetarët kanë bërë homazhe të premten para MKRS-së.

Ministrja në detyrë, Vlora Dumoshi, çmoi lartë vlerat e Violetës si artiste, duke përkujtuar veprimtarinë e saj muzikore bashkë me stafin e MKRS-së.
“Ajo me zërin dhe dukjen e saj dhe gjithmonë na ka dhënë mesazh vajzave dhe grave të reja që duhet t’i thyejmë të gjitha tabutë dhe të depërtojmë si vajza dhe si gra”, u shpreh ndër të tjera ministrja, duke konsideruar se sado simbolike, kjo ceremoni shkon për kujtimin e veprës së saj, e cila përjetësisht do të mbetet një emër i paharruar për artin dhe kulturën e Kosovës dhe më gjerë”, tha Dumoshi.

E njëjta bëri të ditur se në përkujtim të karrierës së bujshme të së ndjerës në muzikë, këngët e Violeta Rexhepagiqit do të lëshohen gjatë gjithë ditës së premte para Ministrisë së Kulturës.
“Me këtë rast i ngushëlloj të gjithë artistët të gjithë kolegët e saj në veçanti familjen e cila e humbi motrën dhe ne do t’u rrimë për krah në forma të ndryshme që sado pak t’i ngushëllojmë në këtë kohë pandemie, pasi nuk ka ndonjë mundësi tjetër që përcjellja e saj të jetë ashtu siç ajo e ka merituar”, ka thënë Vlora Dumoshi. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Agravon situata - Gjesti i thyen vezë në kokë Olës dhe Vserlos

Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Rita Ora shfaqet tejet tërheqëse në modelimin e rrobave të reja për brendin "Primark"

“Shtrëngoje pak”, moment intim mes Aldos dhe Rizartës?

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare