LAJMI I FUNDIT:

Begu: Kosova ka për obligim të krijojë një vizion të qartë për teknologjinë informative (Video)

Begu: Kosova ka për obligim të krijojë një vizion të qartë për teknologjinë informative (Video)
Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i ICK-së | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Inovacion (ICK), Uranik Begu, ka thënë se vendi ynë ka për obligim të krijojë një vizion të qartë ekonomik, veçanërisht për sektorin e teknologjisë informative.

Begu në një intervistë në Telegrafi.com, thotë se përkundër pengesave, Kosova në nivel rajonal qëndron shumë mirë.

“Për kundër pengesave, në rajon jemi zhvilluar shumë mirë. ICK në vendet e rajonit ka marr një grant më të mirë për shkak të mundësive që ta realizoj dhe kërkesave që janë bërë. Në rajon duhet të funksionojmë si një, mirëpo edhe si Kosovë duhet ta gjejmë atë pikën konkurruese edhe brenda sektorit të TIK-ut. Të rinjtë duhet ta gjejnë vetën dhe besoj se më një mbështetje si ICK, është e vetmja formë që ta mbajmë rininë këtu”, tha Begu.


Ai ka shtuar se shteti është bartës i vizionit për zhvillim, sipas tij, Kosova ka për obligim që ta krijoj një vizion të qartë ekonomik.

“E para është krijimi i një vizioni të qartë dhe besoj që shteti e ka për obligim që ta krijoj një vizion të qartë e ku sigurisht TIK-u është aty. E dyta është rritja e buxhetit, në veçanti në edukim profesional jo vetëm për fushat të cilat janë, por edhe për kërkesat e tregut global. Në këtë drejtim edhe një partneritet publiko-privat. Zhvillimi vjen vetëm në këtë formë, ku shteti është bartës i vizionit dhe garantues i atij vizioni, kurse ne të tjerët jemi akterë që ndihmojmë zhvillimin”, ka shtuar ai.

Begu: Kosova ka potencial të madh në fushën e teknologjisë informative, duhet përkushtim më i madh institucional (Video)
Lexo po ashtu Begu: Kosova ka potencial të madh në fushën e teknologjisë informative, duhet përkushtim më i madh institucional (Video)

Begu tha se duhet të jetë një koordinim më i mirë i donatorëve.

“Po ashtu, duhet të jetë një koordinim më i mirë i donatorëve. Është momenti i fundit që shteti ta krijoj një vizion të qartë dhe t’i thotë donatorëve kjo është Kosova që kemi ne. Kjo vjen me një kompromis ekonomik, atëherë do ta bënte shumë më të lehtë rrugëtimin për të gjithë ne. Besoj se kjo është rruga e vetme”, tha Begu.

Në intervistë, ai ka folur edhe për rolin e diasporës në fushën e teknologjisë informative, për potencialin që ka Kosova në këtë fushë si dhe për bashkëpunimet rajonale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Ekonomi
Kalo në kategori