Begaj uron Pashkët katolike: Paqe dhe bekime në familjet tuaja

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët që festojnë Pashkët katolike, duke e cilësuar këtë dite të shenjtë si simbol i shpresës dhe triumfit të së mirës.
Presidenti Begaj nënvizon se kjo festë përfaqëson besimin te jeta si një forcë e pashtershme që udhëheq njerëzimin drejt së mirës.
“Gëzuar Pashkën! Pashka është besimi se e mira fiton mbi të keqen, mundimi mbi padrejtësinë, dashuria mbi forcën dhe drita mbi errësirën.Pashka është besimi se jeta është forca e pashtershme që na udhëheq.
Pashka është shpresë dhe gëzim. Kjo festë na kujton se Zoti nuk na braktis kurrë dhe se dashuria e Tij është më e fortë edhe se vdekja. Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet tuaja!”, shkruan Begaj. /Telegrafi/



















































