LAJMI I FUNDIT:

Begaj nga Manastiri kujtoi autoritetet e Maqedonisë për lënien pas dore të muzeut

Begaj nga Manastiri kujtoi autoritetet e Maqedonisë për lënien pas dore të muzeut

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj qëndroi në Manastir në kuadër të manifestimit për 115 vjetorin e Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe. Begaj i shoqëruar nga liderët shqiptarë vendas foli edhe për rëndësinë e Muzeut të Manastirit, duke i kujtuar autoritetet vendase neglizhencën e treguar deri më tani ndaj muzeut dhe imazhin që reflekton godina e muzeut tash e disa vite.

“Besoj se mirëmbajtja dhe kujdesi ndaj Muzeut të Kongresit të Manastirit duhet të jetë në vëmendjen e qeverive tona, përkujdesja për simbolet tona kombëtare, ndërtesa e muzeut duhet të jetë parësore. Kjo është përgjegjësia jonë përpara historisë dhe përpara të ardhmes”, deklaroi Bajram Begaj, President i Shqipërisë.

Me rastin e 115 vjetorit u përurua edhe Biblioteka e parë me botime shqipe në Manastir, proces për të cilin ideatorja e saj, Ermira Selimi ishte penguar tashmë e disa vite.


Në përvjetorin e 115 morën pjesë edhe liderët e partive politike shqiptare, ndërsa mes tyre nuk mungoi edhe shtrëngimi i duarve. Më 22 nëntor mbushen 115 vite nga Kongresi i Manastirit i mbajtur nga 14 deri 22 nëntor në Manastir në vitin 1908. Nisma kishte ardhur falë konstatimit se njësimi i alfabetit ishte aq i nevojshëm saqë përveç problemit arsimor dhe kulturor kishte kaluar edhe në problem politik për të cilin kërkonte zgjidhje Lëvizja Kombëtare aso kohe. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori