LAJMI I FUNDIT:

Befason nënkryetari i Listës Serbe: Jam detyruar ta mbroj Kushtetutën e Kosovës nga partitë shqiptare

Befason nënkryetari i Listës Serbe: Jam detyruar ta mbroj Kushtetutën e Kosovës nga partitë shqiptare

Nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq ka thënë se kjo parti është e regjistruar në Kosovë por sipas tij gazetarët duhet ta pyesin Vetëvendosjen nëse e njeh Kosovën.

Simiq në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se shpesh herë ai është detyruar “ta mbrojë Kushtetutën e Kosovës nga partitë shqiptare”.

“A i respekton Vetëvendosje ligjet e Kosovës dhe institucionet? Unë them se nga ajo që kemi parë, ata kur kanë qenë në opozitë, nuk kanë respektuar të gjitha ligjet e Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Nënkryetari i Listës Serbe ka thënë se në bazë të Kushtetutës së Kosovës, Lista Serbe duhet të jetë pjesë e qeverisë.

“Nëse dikush dëshiron ta shkel Kushtetutën ajo është çështje për interpretim nga institucionet tjera. Nuk po na fut në qeveri Vetëvendosje, por vota e qytetarëve serbë që na kanë dhënë, na fut në qeveri”.

Simiq thotë se Albin Kurti nuk po mbron Listën Serbe që po ankohet për anulimin e votave të ardhura nga Serbia por sipas tij po mbron tri mandatet e veta.

Nënkryetari i Listës Serbe ka thënë se për ta nuk është i rëndësishëm vetëm të kenë një ministër në qeveri por ai thotë se duan të drejta të garantuara.

Duke folur për rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, ai ka thënë se kanë fituar për shkak të punës dhe përkushtimit ndaj komunitetit serb.

“Ne nuk jemi si Rada Trajkoviq e cila jeton në Beograd dhe mundohet të bëjë politikë në Kosovë. Ajo as në Graçanicë nuk ka mundur të jetë përfaqësuese”, tha Simiq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori