Andrea Pirlo i ka sqaruar përzgjedhjet e tij befasuese dhe taktikat e pazakonta në ndeshjen e parë si trajner i Juventusit. Ish-mesfushori italian debutoi me fitore bindëse (3-0) ndaj Sampdorias në sfidën e tij të parë në bankën e Zonjës së Vjetër.

Dejan Kulusevski që ishte startues debutoi me gol, ndërsa Leonardo Bonucci dhe Cristiano Ronaldo e kompletuan fitoren e Bianconerëve.


Pirlo befasoi edhe me angazhimin e Gianluca Frabotta në krah të mbrojtjes dhe mesfushorin Weston McKennie nga minuta e parë, ndërsa Aaron Ramseyt i dha më shumë hapësirë përpara.

CristianoRoanldoandreapirlo e1600636209373 (Foto: Valerio Pennicino/Juventus FC via Getty Images/Guliver)

“Frabotta luajti mirë. Alex Sandro ishte i lënduar, prandaj e zgjodha lojtarin U-23 që stërvitet me ne shumë mirë. Nuk e konsideroj aspak rrezik angazhimin e tij”.

“Amerikani (Weston McKennie) erdhi te ne pasi i kishte nisur stërvitjet parasezonale në Gjermani dhe ishte në formë më të mirë se tjerët. Ai i bëri disa gabime në pasime, por ishte ndeshja e para dhe mund t’ia falim”.

“Nuk më pëlqen t’i kopjoj dhe shfrytëzoj idetë e të tjerë, i kam idetë e mia dhe dua t’i përshtat nga ekipet që më kanë frymëzuar”, ka deklaruar Pirlo për Sky Sport Italia, ndërkohë që luajti me tre mbrojtës, të cilën bëheshin katër kur skuadra ishte duke u sulmuar. /Telegrafi/

AndreaPirlosamp 2 (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

telegrafi sport app