Befasi totale pas finales: Reagimi i bukur i Sadio Manes kur e sheh se po intervistohet nga Amrabat

Finalja e Kupës së Afrikës nuk prodhoi vetëm emocione në fushë, por edhe një moment shumë njerëzor që pushtoi rrjetet sociale.
Menjëherë pas fitores së Senegalit 1-0 ndaj Marokut në kohën shtesë dhe shpalljes kampion, Sadio Mane u ndal për një intervistë pranë fushës.
Teksa po fliste, ai u ndërpre papritur nga një figurë e njohur – Nordin Amrabat, vëllai i Sofyan Amrabat. Mane nuk e fshehu aspak habinë dhe emocionin. Sapo e vuri re, ai ndaloi intervistën, iu afrua dhe e përqafoi ngrohtësisht.
Sadio Mané was being interviewed for minutes…
…before realizing he was standing next to former Morocco forward Nordin Amrabat 😅🎤
This guy has 0️⃣ haters.
🎥 @CAF_Online pic.twitter.com/WsywWst7Sa
— 433 (@433) January 19, 2026
Të dy shkëmbyen disa fjalë plot respekt dhe sinqeritet, duke treguar se rivaliteti i fortë i finales nuk e zbeh aspak lidhjen njerëzore mes futbollistëve.
Pamjet u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale dhe u kthyen në trend brenda pak minutash, duke u bërë një nga detajet më të komentuara të mbrëmjes së finales.
Ndërkohë, Mane u shpreh se është më i lumtur se kurrë që e fitoi Kupën e Afrikës, meqenëse sipas tij ishte hera e fundit, që përfaqëson Senegalin në këtë kompeticion./Telegrafi/





















































