LAJMI I FUNDIT:

“Bechtel dhe Enka” nis me punimet në Korridorin 8

“Bechtel dhe Enka” nis me punimet në Korridorin 8

Në fshatin Banjicë e Epërme – Kërçovë sot do të bëhet minimi me të cilin do të fillojnë punimet ndërtimore të konsorciumit amerikano-turk “Bechtel dhe Enka” për thyerjen e trasesë së autostradës Gostivar Bukojçan (30.1 kilometra) në Korridorin 8.

Në këtë aktivitet, është paralajmëruar prania e zëvendëskryeministrit të parë dhe koordinator i aktiviteteve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d Artan Grubi, ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi.

Marrëveshja e nënshkruar nga Qeveria me “Bechtel dhe Enka” parasheh ndërtimin e autostradave Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan, Trebenishtë – Strugë – Qafëthanë në Korridorin 8 dhe autostradën Prilep – Manastir në Korridorin 10d.


Te njësia projektuese – Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, tashmë janë dorëzuar projektet infrastrukturore për të gjitha njësitë – përveç për Trebenishtë-Strugë-Qafëthanë. Janë dorëzuar edhe raporte për shpronësime për Tetovë-Gostivar dhe Gostivar-Bukojçan, ndërsa deri në fund të këtij muaji priten raporte edhe për në Prilep-Manastir.

Kompanisë “Bechtel dhe Enka” deri më tani i janë paguar dy këste, prej 117 milionë euro dhe 53 milionë euro, në përputhje me Programin e Financimit të Infrastrukturës Rrugore për projektin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10d për vitin 2023, i cili parashikon gjithsej 243 milionë euro për këtë vit.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

WordPress › Error

Error establishing a Redis connection

To disable Redis, delete the object-cache.php file in the /wp-content/ directory.