LAJMI I FUNDIT:

Beçev: Ballkani dhe Maqedonia nuk janë prioritet për Moskën

Beçev: Ballkani dhe Maqedonia nuk janë prioritet për Moskën

“Ballkani dhe Maqedonia nuk janë prioritet për Moskën. Por, ky rajon çdoherë është karakterizuar me jostabilitet dhe paraqet pikë të dobët në sistemin euroatlantik të sigurisë, ndërkaq Rusia këtë e shfrytëzon dhe realizon një lloj presioni”, thotë Dimitar Beçev, ekspert për Rusinë, hulumtues në Qendrën për studime sllovene dhe euroaziatike në Universitetin në Karolinën Veriore dhe bashkëpunëtor në Këshillin Atlantik në Washignton.

“Nga ana tjetër, Moska konsideron se Perëndimi po përzihet në sferën e tij të ndikimit, në vende si Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina dhe aksionet e saj në Ballkan janë përgjigje ndaj rolit të shtuar të qendrave perëndimore në këto vende. Megjithatë, Moska nuk ka ndonjë strategji afatgjate në rajon dhe vetëm e shfrytëzon dobësinë e Perëndimit, u bën problem faktorëve perëndimor dhe parandalon zgjerim të institucioneve euroatlantik”, thotë Beçev.

Ai më tej shton se për Rusinë, Ballkani nuk është ndonjë prioritet dhe Moska këtu nuk investon mjete të tilla si në Ukrainë apo në Siri, por nga ana tjetër, në këto vende shumë më lehtë mund të ndikojë sepse disponimi antiperëndimor sipas tij, këtu është shumë më i shprehur.


Beçev në intervistë për AIM flet edhe për pompozitetin medial që u ngrit rreth thënieve për kërcënime për jetë të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Lidhur me kinse informatën për atentat dhe tërë punën me ndikimin rus në Maqedoni, kjo është temë mjaft e errët. Nga zbulimi i Maqedonisë ndoshta kanë ndonjë informatë, por pyetja është nëse do të zbardhen. Ne nuk e dimë me çfarë resurse disponojnë rusët në Shkup apo çfarë planesh kanë. E dimë vetëm se është rritur personeli i ambasadës ruse dhe ky është indikator”, thotë Beçev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori