LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha publikon fotografi të tjera nga dukja e saj me flokë të zeza

Bebe Rexha publikon fotografi të tjera nga dukja e saj me flokë të zeza
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, sivjet ka debutuar edhe në film.

Ajo u bë protagoniste në filmin e ri “Queenpins”, i cili u dha premierë pak javë më parë në Los Angeles.

Rexha në këtë film luan rolin e një hajduteje kibernetike, e cila ndihmon Kristen Bell dhe Kirby Howell-Baptist për të kryer një vjedhje të madhe fiskale.


Artistja shqiptare bëri një ndryshim radikal gjatë paraqitjes në këtë projekt filmik, duke u shfaqur me flokë të zeza, ndryshe nga pamja e saj e zakonshme prej biondeje, që e karakterizonte prej vitesh.

32-vjeçarja ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të realizuara në prapaskenat e xhirimeve, ku vihej në dukje pamja e saj e theksuar prej zeshkaneje.

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

“Disa fotografi nga prapaskenat e filmit “QueenPins” Faleminderit shumë për Gita Pullapilly dhe Aron Gaudet që më udhëzuat në këtë udhëtim të ri! Ju dua djema! Dhe sigurisht Kristen Bell dhe Kirby Howell-Baptist, që keni qenë një nga trajneret më të mira të aktrimit në botë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografive.

Fansat e pyesin se a i mungojnë turshitë dhe ajvari i vendit të saj, Bebe Rexha thotë se kujdeset që edhe në Los Angeles t'i ketë këto produkte
Lexo po ashtu Fansat e pyesin se a i mungojnë turshitë dhe ajvari i vendit të saj, Bebe Rexha thotë se kujdeset që edhe në Los Angeles t'i ketë këto produkte

Edhe pse i është futur aktrimit, Bebe Rexha nuk ka lënë anash as muzikën, duke publikuar në muajin maj albumin e saj më të fundit “Better Mistakes”.

Ky album është i frymëzuar nga jeta reale e këngëtares dhe është i mbushur me këngë që përshkruajnë betejën e saj të gjatë me shëndetin mendor. /Telegrafi/

Kopertina e albumit “Better Mistakes” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Kalo në kategori