LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha paralajmëron publikimin e këngës së re “Call On Me” të premten

Bebe Rexha paralajmëron publikimin e këngës së re “Call On Me” të premten
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, do të sjellë këtë të premte këngën e saj më të re.

“Call On Me” do të mbajë titullin kjo këngë, e cila është pjesë e albumit të saj të ri “Bebe”, që do të publikohet i plotë më 28 prill.

33-vjeçarja përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ka paralajmëruar se kënga do të jetë gati këtë të premte.


Kjo vjen vetëm pak ditë pasi këngëtarja fitoi një çmim në një prej ceremonive më të rëndësishme të ndarjes së çmimeve në industrinë e muzikës.

Bebe Rexha tregon se dikush i dërgoi me zarf postar një letër higjenike të përdorur: Kjo është një çmenduri
Lexo po ashtu Bebe Rexha tregon se dikush i dërgoi me zarf postar një letër higjenike të përdorur: Kjo është një çmenduri

Ajo u shpërblye me çmimin “Kënga më e mirë ritmike” në ‘iHeart Radio Music Awards 2023’, për këngën e saj shumë të suksesshme me David Guettan, “I’m Good (Blue)”.

Bebe Rexha në ‘iHeartRadio Music Awards 2023’ (Foto: Kevin Mazur/Getty Images for iHeartRadio)

Kjo këngë ka qenë e nominuar edhe në “Grammy Awards 2023”, por fatkeqësisht u mund nga Beyonce në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”.

Albumi i ri i Bebe Rexhës do të vijë dy vite pas publikimit të albumit të saj të dytë në karrierë, “Better Mistakes” në vitin 2021. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Magazina
Pavarësisht tensioneve mes tyre, Gjesti i qëndron afër Rozanës teksa rri shtrirë pasi është e sëmurë

Pavarësisht tensioneve mes tyre, Gjesti i qëndron afër Rozanës teksa rri shtrirë pasi është e sëmurë

Magazina
Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Kalo në kategori