Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, pavarësisht çdo gjëje nuk i harron asnjëherë rrënjët.
Bukuroshja e famshme e ka thënë shumë shpesh se ndihet krenare që është shqiptare, gjersa e ka treguar në forma të ndryshme.
Ajo së fundmi është bërë bashkë me trajneren shqiptare, Senada Greca, ndërkohë që kanë ndarë disa video në rrjetet sociale.
Në postimet që krijuesja e hitit “Meant to Be” ka hedhur në InstaStory, bukuroshet shihen duke kënduar e kërcyer me këngë shqipe si “Zemër” të Dhurata Dorës.
Yjet shihen duke u argëtuar në shtëpinë e Bebes në Kaliforni, pasi janë edhe anëtarët e tjerë të familjes së saj, përfshirë dhe kunatën.
Theksojmë që Bleta (emri i vërtetë) ka lindur në Brooklyn në ShBA në një familje shqiptare.
Babai i saj është shqiptar nga Dibra e Maqedonisë, kurse nëna me origjinë nga Gostivari.
Të njëjtit e kanë shprehur disa herë se ruajnë lidhjet me të afërmit në Maqedoni. /Telegrafi/