Bebe Rexha ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, këtë herë me një video ku shihet duke bërë twerk gjatë një udhëtimi me avion privat.

Në klipin që artistja e ka publikuar së fundmi, 36-vjeçarja shfaqet e veshur krejtësisht me të zeza, ndërsa pak para nisjes së fluturimit bashkohet në një moment lozonjar me dy pjesëtarë të ekipit të saj, duke realizuar disa lëvizje provokuese që menjëherë tërhoqën reagime të shumta nga publiku.


Videoja u bë virale brenda pak minutash, me fansa që komentuan stilin e saj energjik dhe sensin e humorit, por edhe format e saj, për të cilat Bebe shpesh merr komplimente.

Ndërkohë, së fundmi këngëtarja është komentuar gjerësisht edhe për pamjen e re, pasi ka bërë një ndryshim drastik duke i lyer flokët në ngjyrë rozë – një look që fansat e kanë pritur me shumë entuziazëm.

Bebe Rexha vazhdon të mbetet një nga artistet më të ndjekura dhe më të komentuara në skenën ndërkombëtare, duke dëshmuar se di gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/