BDI: Vetëm dorëheqja mund ta shpëtojë dinjitetin e kryeparlamentarit Gashi, ka humbur besimin për përfaqësimin e shqiptarëve

Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes një kumtese kanë akuzuar sërish Afrim Gashin për aktin e tij ndaj gjuhës shqipe, duke thënë se ai e ka humbur besimin e shqiptarëve.
Nga BDI thonë se Gashi në vend që të jetë shembull krenarie, vendosi që të shpërfillë përpjekjet për respektimin e gjuhës dhe identitetit shqiptar.
Reagimi i plotë:
“Pasi dënuam aktin e Kryetarit të vlen-it, Afrim Gashi, i cili tronditi delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë duke refuzuar të flasë në gjuhën shqipe, zbulojmë sot një tjetër incident që konfirmon qasjen e tij të qëllimshme për të shpërfillur gjuhën shqipe!
Një ambasador i huaj në Shkup, në përpjekje për të respektuar origjinën shqiptare të Kryetarit të Kuvendit, kishte mësuar shqipen me ditë të tëra dhe i foli Gashit në gjuhën amtare shqipe, për të impresionuar atë.
Përgjigjja e Afrim Gashit?
Një refuzim i hapur, duke iu përgjigjur vetëm në maqedonisht!
Ky qëndrim nuk është rastësi, por dëshmi e një mentaliteti vetëmohimi dhe përçmimi ndaj gjuhës shqipe.
Kryetari i s’vlenit, Afrim Gashi, jo vetëm që nuk përfaqëson denjësisht shqiptarët, por me veprimet e tij dëmton rëndësinë e shqipes si simbol i identitetit dhe unitetit tonë kombëtar.
Në vend që të jetë një shembull krenarie dhe të promovojë diversitetin kulturor, Kryetari i s’vlen-it zgjodhi të shpërfillë përpjekjet për të respektuar gjuhën dhe identitetin tonë!
Ky veprim është një turp i madh dhe një poshtërim për të gjithë shqiptarët!
Shkurt e shqip: Afrim Gashi ka humbur besimin dhe legjitimitetin për të përfaqësuar shqiptarët!
Shqiptarët meritojnë përfaqësues që mbrojnë dhe nderojnë identitetin tonë kombëtar, jo të tillë që e injorojnë dhe përçmojnë atë!
E dijmë që kritika jonë ndoshta e forcon pozicionin e kryetarit të vlenit-it brenda VMRO-së si “shqiptar i ndershëm” sipas kritereve të tyre.
Por përgjegjësinë dhe përgjigjen për këtë përçmim, vetmohim ndaj vetes dhe popullit të vet, do ta merr nga vetë shqiptarët, të cilët nuk do të harrojnë asnjë akt që cenon gjuhën, identitetin dhe dinjitetin tonë.
Reflektimi dhe dorëheqja e tij janë aktet e vetme të ndershme që mund ta shpëtojnë sadopak dinjitetin e tij” – thuhet në kumtesën e BDI-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit