BDI: Po ndodh degradim i skajshëm në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes

Bashkimi Demokratik për Integrim sot një konferencës për media akuzoi qeverinë se po degradon institucionet e Qeverisë. Valdet Xhaferi nga kjo parti tha se “rikthmi i incidenteve ndëretnike dhe provokimeve ndëretnike, shtimi i incidenteve të armatosura, degradimi dhe anashkalimi ikuadrove shqiptare, zëvendësimi i tyre me kuadro të OBRM-PDUKM-së, janë ndër rastet e shumta që pasqyrojnë punën e institucioneve të sigurisë në këto katër muaj keq-qeverisje tëqeverisë monoetnike”.
“Gjatë kësaj periudhe, në Ministrinë e Punëve të Brendshme ndodhi spastrim etnik dhe degradim i kuadrit shqiptar, siç ishte rasti me kryeshefin e kërkimeve në MPB, ndihmës ministrin përçështje administrative, ndihmës drejtorin në Departamentin për Policinë e uniformuar, kryeshefin e kërkimeve ndërkombëtare(Interpol), kryeshefin në Sektorin e Punëve të Brendshme në Strugë, kryeshefin e njësitit për tregti me armë, komandantin në Stacionin Policor në Gostivar, komandanti në Stacionin Policor në Bitpazar të Shkupit, por edhe një numër i konsiderushem i inspektorëve të lartë në Sektorin për krim të organizuar dhe krim-polici”.
“Duhet përmendur edhe degradimi i policëve kufitarë në rastin me Afrim Gashin dhe rastin me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit, në Aeroportin e Shkupit, nga ku pa fajin e tyre si pasojë e këtij hovi nacionalist e pësuan policët shqiptar me dënime, degradime, largime nga puna dhe më e keqja edhe me procedura për përndjekje penale, për diçka që ata aspak nuk janë pjesë e fajit dhe përgjegjësisë, por thjesht janë viktima të një sistemi që mundohet ta ndërtoj kjo qeveri pa legjitimitet etnik për tregimin e muskujve dhe përhapjen e frikës tek qytetarët shqiptar”, tha Xhaferi.
Ai gjithashtu theksoi se “gjatë kësaj periudhe po ndodh presioni i vazhdueshëm tek të punësuarit për të nënshkruar deklaratat që vullnetarisht i lëshojnë vendet e punës dhe kryesisht në pozicionet udhëheqëse, e gjithë kjo më qëllim që të mos vazhdohet me procedura administrative dhe gjyqësore”.
“Ky hov i mbrapsht që ka marrë kjo qeveri monoetnike, nuk kursen asnjë institucion, qofshin edhe ato ku me standarde dhe rregulla si vendore po ashtu edhe ndërkombëtare kërkohet të udhëhiqen nga kuadro apolitik dhe shumë professional. Se është kështu, dëshmon edhe përzgjedhja e fundit që e bëri Qeveria, me emërimin në krye të Agjencionit për Siguri Nacionale, kuadrin e OBRM-PDUKM-së, Bojan Hristovski, i cili në shkurt të vitit2023 ishte emëruar kryetar i komitetit të OBRM-PDUKM në qytetit e Shkupit. Kjo përzgjedhje, ka hapur shumë dilema, ku me të drejtë mund edhe të dyshojmë se intenca është institucionet e sigurisë të kthehen në çerdhe partiake”, tha Xhaferi.
Ai theksoi se “situata aspak nuk ndryshon edhe në mbrojtje. Edhe atje degradohen kuadrot shqiptare, siç ishte rasti kur presidentja Siljanovska emëroi për shef të shtatmadhërisë një kuadro që nuk plotëson kushtet e duhura për të qenë në këtë pozitë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës