LAJMI I FUNDIT:

BDI kërkon lirimin e shtetasit të Kosovës, që u privua nga liria në vendkalimin kufitar Bllacë

BDI kërkon lirimin e shtetasit të Kosovës, që u privua nga liria në vendkalimin kufitar Bllacë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka reaguar ndaj privimit nga liria të shtetasit të Kosovës në vendkalimin kufitar Bllacë, pasi siç thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme, personi i ndaluar ka pasur urdhër-arrest ndërkombëtarë.

Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia
Lexo po ashtu Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia

Nga BDI e quajnë këtë veprim si shqetësues, pasi tregon se qytetarët e Kosovës ndjejnë pasiguri sa herë që udhëtojnë për në Maqedoninë e Veriut.

BDI ka kritikuar dhe koalicionin shqiptar në qeveri, pasi siç thuhet në reagim, janë të pafuqishëm përballë këtyre rasteve.


MPB Maqedoni konfirmon se një shtetas i Kosovës është privuar nga liria në vendkalimin kufitar "Bllacë"
Lexo po ashtu MPB Maqedoni konfirmon se një shtetas i Kosovës është privuar nga liria në vendkalimin kufitar "Bllacë"

Reagimi i plotë:

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë dhe dënon ashpër arrestimin e qytetarit të Republikës së Kosovës, z. Emin Bajrami, më 14 shkurt 2025, në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit, bazuar në një urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit. Ky është një tjetër rast i papranueshëm i zbatimit të fletarresteve të fabrikuara nga Serbia nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, e cila vazhdon të veprojë pa asnjë filtër verifikimi, duke rrezikuar të drejtat dhe liritë e qytetarëve të Kosovës. Edhe më shqetësuese është fshehja për më shumë se 10 orë e këtij ndalimi nga opinioni publik, një veprim që vetëm sa shton dyshimet për qëllimet e vërteta të këtyre masave. Arrestime të tilla, të përsëritura dhe të padrejta, po ndodhin pikërisht në një periudhë kur Maqedonia e Veriut qeveriset nga një ekzekutiv i pafuqishëm dhe pa legjitimitet etnik. Përfaqësuesit shqiptarë në këtë qeveri kanë dëshmuar jo vetëm mungesë ndikimi, por edhe paaftësi për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Kjo situatë e rrezikshme nuk prek vetëm shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe qytetarët e Kosovës, të cilët përballen me pasiguri dhe padrejtësi sa herë që udhëtojnë në vendin tonë. BDI ka qenë dhe mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj se fletarrestet e lëshuara nga Serbia përmes Interpolit nuk duhet të zbatohen verbërisht nga institucionet e Maqedonisë së Veriut. Gjatë qeverisjes me përfaqësim legjitim shqiptar, ne kemi parandaluar raste të tilla dhe kemi garantuar mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të z. Bajrami dhe i bëjmë thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të rishikojë urgjentisht praktikën e ekzekutimit të fletarresteve të Serbisë. Nuk mund të lejojmë që shteti ynë të bëhet mjet i politikave të Beogradit, në dëm të qytetarëve shqiptarë.”

Kujtojmë se muaj më parë në vendkalimin kufitar Jazhincë u arrestua Blerim Ramadani, ish-ushtar i UÇK-së, i cili më pas u kthye në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori