Cilat rreziqe apokaliptike kanë më shumë gjasa të fshijnë nga faqja e dheut të gjithë popullsinë e Tokës?
NË KËTË DEKADË
Ngordhja e bletëve: Pesticidet dhe parazitet mund të vrasin bletët. Në këtë mënyrë nuk ndodh pllenimi i drithërave dhe ushqimi mbaron.
NË KËTË SHEKULL
Armageddoni bërthamor: Shpërthen lufta bërthamore. Pluhuri i lëshuar në atmosferë bllokon dritën e Diellit, duke shkaktuar një dimër bërthamor. Rreziku: Jeta e pasigurtë.
Bioterrorizmi: Një mikrob vdekjeprurës zhvillohet si armë biologjike, duke shkaktuar një epidemi globale.
Humbja e tokës së punueshme: Shpyllëzimi dhe bujqësia e aplikuar keq rezultojnë në humbje të tokës së punueshme. Bimët nuk rriten më dhe toka shkretohet.
Epidemi natyrore: Një mikrob vdekjeprurës shkakton një epidemi globale.
Apokalipti i kombinuar: Një seri fatkeqësish krijojnë një zinxhir ngjarjesh të cilat njerëzimi nuk është në gjendje t’i përballojë.
Mbipopullimi: Rritja e popullsisë njerëzore dëmton mjedisin dhe shkon përtej kapacitetit të Tokës për të prodhuar ushqim.
Armët nanoteknologjike: Prodhimi me saktësi atomike sjell prodhimin e armëve të reja vdekjeprurëse.
Ndryshimi i klimës: Aktiviteti njerëzor ndryshon ekuilibrin e gazrave në atmosferën e Tokës, duke ngrohur klimën.
Super inteligjenca artificiale me defekte: Një super inteligjencë e programuar keq asgjëson gjithë njerëzimin.
KËTË MIJËVJEÇAR
Nënpopullimi: Rënia e ritmeve të pjellorisë në shumë vende bën që popullsia njerëzore dalëngadalë të shuhet.
Dështimi i gjeoinxhinierisë: Përpjekja e njerëzimit për të larguar CO2 nga atmosfera dhe reflektuar dritën e diellit mbrapsht në hapësirë shkon keq.
Grey-Goo: Nanorobotët mikroskopikë vendosin të shkatërrojnë gjithçka në Univers, duke krijuar të ashtuquajturin GreyGoo.
Post-njerëzimi: Njerëz të dallueshëm humanë nuk ekzistojnë më, për shkak të inxhinierisë gjenetike dhe përparimeve të tjera teknologjike.
Rritja e nivelit të deteve: Ngrohja e klimës shkakton ekspansionin termik të oqeaneve dhe shkrirje të akujve.
Supervullkani: Një shpërthim i madh vullkanik çliron re tymi dhe hiri që bllokojnë dritën e diellit dhe ftohin globin.
Çlirimi i metanit: Metani i çliruar nga shkrirja e shtresës së akullit në koren e Tokës si dhe nga shtrati i oqeaneve bën që ngrohja globale të dalë nga kontrolli.
Goditje asteroidi: Një asteroid apo kometë e madhe godet Tokën apo Hënën.
Pushtim alienësh: Ndeshim në jashtëtokësorë armiqësorë, që na pushtojnë me super teknologjinë e tyre.
MBI NJË MILION VITE
Sindroma e Venusit: Ndryshimi ekstrem i klimës e bën Tokën po aq të nxehtë sa edhe fqinji i saj, Venusi.
E panjohura e panjohur: Diçka shumë vdekjeprurëse dhe e pashmangshme ndodh, për të cilën sot as nuk e kemi idenë.
Shpërthim rrezesh Gama: Shpërthen një yll, duke lëshuar rreze Gama që shkatërrojnë krejt shtresën e ozonit mbi Tokë.
Skenari Matrix: Universi ynë rezulton të jetë një simulim dhe thjesht “fiket”.
Vdekja e Diellit: Dielli zgjerohet në një gjigand të kuq teksa i afrohet fundit të jetës. Duke bërë këtë, ai gëlltit planetët e brendshme, përfshirë Tokën.
Vdekja e Universit: Universi merr fund, si rezultat ose i zgjerimit, ose i kolapsit. /BBC – Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Ulqini nuk është në shitje” – presidenti Milatoviq në mbështetje të qytetarëve, kur është fjala për marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryeministri sllovak pyetet në Zagreb pse është në krah të agresorit rus

Njerëzit e Trump pyetën një anëtar të BE-së: Pse po dërgoni ende armë në Ukrainë?

Danimarka planifikon të dërgojë ushtarët e saj të paarmatosur në Ukrainë për të mësuar nga ukrainasit

Aksioni i ukrainasve rezultoi me shkatërrimin e tankeve, autoblindave e motoçikletave ruse – pamje nga sulmi i koordinuar

“Perëndimi siç e njihnim nuk ekziston më”, thotë von der Leyen mes 'tensioneve me Trump të SHBA-së'

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Aleatja e Trumpit bleu aksione pak para njoftimit dhe përfitoi mijëra dollarë

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

Historia e shqiptarit - diler droge që u dëbua nga Britania tri herë radhazi

Ndodh për herë të parë në histori - banorët bëjnë xhiro me makinë jashtë shtëpisë së Big Brother

Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

Loredana flet për rastin e Jozit me Gjestin: Ishte një pamje e fortë, e papranueshme dhe unë distancohem komplet nga ai veprim