Haluk Bayraktar, pronari i kompanisë së dronëve "Baykar" në Turqi është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Bayraktar është pritur në takim nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, transmeton Telegrafi.


Ministri Maqedonci ka thënë se ka pasur nderin ta pres në takim pronarin e kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar, si dhe ambasadorin e Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili.

"Bashkëpunimi me kompaninë Baykar që është kthyer në kryefjalën e teknologjisë ushtarake me prodhimet e veta, ka bërë që FSK për një periudhë të shkurtër të ngrisë kapacitetet e saj luftarake në nivelin që garanton mbrojtje territoriale dhe siguri për të gjithë qytetarët tanë. Gjatë këtij takimi diskutuam për projektet e radhës në të cilat do të investojmë, dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi përtej blerjeve", ka pohuar ministri.

398411291 122146711004011792 617198206782216727 n

Po ashtu, ministri ka njoftuar se kanë dekoruar me medalje, pronarin e kompanisë së dronëve, Haluk Bayraktar.

"Për vullnetin e gatishmërinë që kjo kompani dhe Republika e Turqisë ka shfaqur për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, shpreha mirënjohjen time të thellë duke dekoruar me medalje për "Shërbim të Shquar", Haluk Bayraktar. Lidhja e fuqishme ndërmjet dy shteteve tona do të vazhdoj", thotë mes tjerash ai.

398541940 122146711070011792 2452949670555112565 n

Ndryshe, Kosova muaj më parë ka blerë dronë Bayraktar. Dronët inteligjentë janë sulmues pa pilotë, që kontrollohen nga një bazë tokësore.

Dronët Bayraktar, TB2, hyjnë në mesin e armëve që kanë qëndrueshmëri të gjatë në lartësi të mesme (MALE), me rekord fluturimi deri në 27 orë e 3 minuta dhe përveç sulmeve të armatosura kanë për funksione kryesore misionet e inteligjencës, vëzhgimin dhe zbulimin. /Telegrafi/

398354186 122146711226011792 2898254513763863856 n 1

398388241 122146711292011792 7768451244843134417 n

398309114 122146711136011792 6391943497745051672 n