Bayerni vazhdon dominimin në Bundesliga

Bayern Munich ka fituar në udhëtim te Kolni me rezultat 1-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Bundesligas.
Skuadra e Juppe Heynckes është shpallur matematikisht kampion i Gjermanisë para disa javëve, por kanë vazhduar me fitore edhe ndaj Kolnit.
Pjesa e parë e takimit ishte pak a shumë e barabartë, me të dyja skuadrat që provuan të gjejnë golin, por atë e gjetën vetëm mysafirët.
Ishte vet mbrojtësi i Bayernit, Niklas Sule, i cili në minutën e 30-të shënoi në golin e tij duke bërë që skuadra e tij të shkoj në pushim me disavantazh.
Në pjesën e dytë, Bayerni u kthye duke dominuar ndeshjen dhe shënuar tri gola për të siguruar fitoren e radhës në Bundesliga.
Ishte James Rodriguez (59'), i cili shënoi për 1-1 pas asistimit të Mullerit, ndërsa dy minuta më vonë gjermani asistoi edhe për Robert Lewndowskin që shënoi për 1-2.
Listës së shënuesve iu shtua edhe Corentin Tolisso, i cili në minutën e 78-të shënoi pas asistimit të Rodriguez duke vendosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes 1-3.
Pas kësaj fitore, Bayerni ka 84 pikë në vendin e parë, ndërsa Kolni në të fundit me 22 pikë. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, Bavarezët luajnë në shtëpi ndaj Sttutgartit, ndërsa Kolni udhëton te Wolfsburgu. /Telegrafi/


















































