LAJMI I FUNDIT:

Bayerni po mendon transferimin e yllit të Milanit për 50 milionë euro

Bayerni po mendon transferimin e yllit të Milanit për 50 milionë euro

Bayern Munich vazhdon të ketë disa emra në listë për ta përforcuar mbrojtjen për sezonin e ardhshëm.

Reparti i mbrojtjes ka qenë problemi kryesor i Bavarezëve këtë edicion dhe rekordmenët gjerman janë të vendosur të përforcohen në prapavijë.

Sipas raportimeve nga Florian Plettenberg, klubi gjerman ka treguar interes për qendërmbrojtësin anglez Fikayo Tomori i cili ka shkëlqyer me fanellën e Milanit në sezonet e fundit.


Tomori , i cili ka qenë një lojtar kyç i Milanit , do të kishte mundësinë në klubin gjerman të bënte një hap të rëndësishëm në cilësi duke mbuluar një nga vendet bosh që do të mbetej në skuadër për shkak të largimit të lojtarëve si Dayot Upamecano apo Matthijs de Ligt.

Bavarezët e kanë prioritet transferimin e anglezit, edhe pse një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë duke marrë parasysh që Tomori vlerësohet shumë nga Milani.

Agjenti i yllit të Milanit paralajmëron drejtuesit pas interesimit të Bayern Munichut
Lexo po ashtu Agjenti i yllit të Milanit paralajmëron drejtuesit pas interesimit të Bayern Munichut

Gjithsesi një ofertë prej 50 milionë eurove mund t’ia ndryshojë mendjen drejtuesve kuqezi për ta lënë të lirë anglezin të transferohet në Allianz Arena.

Përveç Tomorit, Bayerni ka në listën e tyre të dëshirave edhe mbrojtësin gjerman të Bayer Leverkusenit, Jonatha Tah. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Ndërkombëtare
Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori