Kingsley Coman po llogaritet si njëri nga lojtarët më të pafat të Bayernit.

Sulmuesi i talentuar francez, kishte pësuar një lëndim të rëndë edicionin e kaluar që bëri ta humbas edhe Kampionatin Botëror me Francën.


Lojtari u rikthye në fushat e futbollit dhe pati paraqitje mjaftë të mira në fazën përgatitore me Bayernin.

Por në ndeshjen hapëse të Bundesligës ai pësoi një lëndim të njëjtë, pasi ka këputur ligamentet e gjurit dhe pritet të mungojë rreth shtatë muaj.

Kësisoj Bayerni po mendon ta zëvendësojë francezin gjatë këtij afati kalimtar veror.

GettyImages 943696398 Juan Cuadrado. (Getty Images)

Mediat gjermane kanë raportuar se rekordmenët e Bundesligas kanë kthyer sytë kah Juan Cuadrado i Juventusit.

30-vjeçari kolumbian ka hasur në vështirësi të luaj te Juventusi pas ardhjes së Cristiano Ronaldos.

Bayerni po mendon që të dërgojë një ofertë rreth 25 milionë euro për blerjen e kolumbianit. /Telegrafi/

telegrafi sport app