Bayerni mund të mbetet pa Rodriguezin, skuadrat e mëdha angleze të gatshme të shpenzojnë për kolumbianin

232:"SAMARA, RUSSIA - JUNE 28: James Rodriguez of Colombia during the 2018 FIFA World Cup Russia group H match between Senegal and Colombia at Samara Arena on June 28, 2018 in Samara, Russia. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images) 12:"Getty Images
James Rodriguez ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror me Kombëtaren e Kolumbisë.
Mesfushori kolumbian pati paraqitje mjaftë të mira në tri ndeshjet e para në fazën e grupeve.
Por e ardhmja e tij në nivel të klubeve ende nuk është e qartë.
26-vjeçari është i huazuar tek kampioni aktual i Gjermanisë nga Real Madridi për dy vite.

Por Bayerni ka opsionin e blerjes së lojtarit për 42 milionë euro.
Së fundmi skuadrat e mëdha angleze, si Liverpool, Chelsea dhe Arsenal janë vënë në garë për lojtarin.
Mediat gjermane kanë raportuar se Bayerni mund ta aktivizojë opsionin e blerjes së lojtarit për ta shitur atë përsëri.
Bavarezët po mendojnë ta shesin Rodriguezin për shumën e 85 milionë eurove. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/06/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































