I mërzitur që taktikat e tij u zbuluan në mediat gjermane, Julian Nagelsmann është i bindur se ka një "spiun" te Bayern Munich.

Sport Bild zbuloi disa nga planet e tij të lojës në edicionin e së mërkurës, duke e lënë trajnerin e Bayern Munich të bindur se ka një tradhtar në grupin e tij.


Mbetet për t'u parë se kush është pasi trajneri nuk e di se kush është ai.

Nagelsmann

"Më bezdis. Një person që transferon diçka dëmton çdo lojtar, ky nuk është qëllimi i dëshiruar. Spiunët janë një specie e mbrojtur, kështu që kërkimi është shumë, shumë i ndërlikuar”.

“Është e rëndësishme për mua që të mund ta shoh veten në sy dhe për këtë person do të jetë e vështirë të shikohet në pasqyrë”, ka thënë Nagelsmann në konferencën për shtyp.

Trajneri i ri 35-vjeçar është shqetësuar shumë nga kjo histori dhe pranon se e mendon shumë, pasi pyet veten se cili është qëllimi i personit që përcjell informacione nga dhoma e zhveshjes së Bayern Munich.

4619733 2023 02 14T211243Z 555237293 MT1PANP2565950257 RTRMADP 3 SOCCER PSG VS BAYERN MUNICH ROUND OF 16 CHAMPIONS LEAGUE

Liderët aktualë të Bundesligës, Bayern Munich, kanë dy pikë epërsi ndaj Borussia Dortmundit dy ditë para ndeshjes së tyre kundër Bayer Leverkusenit (të dielën 17:30), ndërsa përballen me Manchester Cityn në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app