Paulo Dybala mund të largohet nga Juventusi në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi argjentinas nuk është shumë i kënaqur me tretmanin që ka te kampionët e Italisë dhe po kërkon një skuadër të re.


E ardhmja e tij mund të jetë në kampionatin gjerman Bundesliga, pasi është Bayern Munichu që ka shprehur interesim.

Bavarezët kanë gati një ofertë të lartë prej 100 milionë eurove për transferimin e argjentinasit.

GettyImages 1052831118 Paulo Dybala. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Juventus është gati ta lë të lirë për këtë shumë, pasi që po mendon transferimin e portugezit Joao Felix.

Në rast transferimit të Dybalas në Munich, atëherë argjentinasi do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në histori të Bundesligës.

Kujtojmë që këtë epitet aktualisht e mban Lucas Hernandez, pasi do t’i bashkohet Bayernit në verë nga Atletico Madrid për 80 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app