LAJMI I FUNDIT:

Bayerni dëshiron ta largojë nga ekipi top yllin – tifozët krijojnë peticion kundër kësaj nisme

Bayerni dëshiron ta largojë nga ekipi top yllin – tifozët krijojnë peticion kundër kësaj nisme

Manchester United po përballet me probleme për transferimin e Matthijs De Ligt pasi 60 mijë tifozë të Bayern Munichut janë të etur që ylli holandez të mbetet pjesë e tyre.

Ka shumë spekulime që sugjerojnë se reprezentuesi holandez do të bëhet së shpejti një lojtar i ri i ‘Djajve të Kuq’.

Bashkëkombasi dhe ish-trajneri i tij tek Ajaxi, Erik Ten Hag, thuhet se po e kërkon me ngulm 24-vjeçarin në ‘Old Trafford’.


Bayerni në anën tjetër thuhet se është i hapur ndaj ofertave për De Ligt pasi tashmë kanë siguruar transferimin e Hiroki Itos dhe tashmë kanë vënë syrin tek transferimi i Jonathan Tah, teksa tashmë kanë në radhët e tyre emra si Dayot Upamecano, Eric Dier dhe Kim Min-jae.

Tifozët e Bayernit sidoqoftë janë të etur që De Ligt të qëndrojë. Ata janë të vendosur sa që kanë arritur deri në atë pikë sa kanë krijuar një peticion duke përmendur se si De Ligt është një mbrojtës i nivelit botëror dhe ndoshta më i miri në ekipin e tyre. Sipas atij peticioni De Ligt ka një të ardhme premtuese para vetes dhe një mentalitet të mirë.

Sipas Sky Deutschland, peticioni tashmë ka marrë 60 mijë nënshkrime, përkundër faktit që De Ligt ka bërë vetëm 22 paraqitje në Bundesliga sezonin e kaluar shkaku i lëndimit.

Mbetet të shihet se si do ta menaxhojë këtë presion kaq të madh Bayerni, teksa United dhe Ten Hag do të mbeten në pritje se si do të rrjedhë situata gjatë ditëve në vazhdim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ata morën duartrokitje në dhoma e zhveshjes" - katër lojtarë të Real Madridit mbajtën fjalim pas humbjes nga Arsenali

Liga e Kampionëve
Vendimi befasues i UEFA-s pas polemikave për penalltinë e Julian

Vendimi befasues i UEFA-s pas polemikave për penalltinë e Julian

Ish-kapiteni i Realit me kritika të mëdha, tregon katër lojtarët që janë fajtorë për debaklin në Londër

Ish-kapiteni i Realit me kritika të mëdha, tregon katër lojtarët që janë fajtorë për debaklin në Londër

Liga e Kampionëve
Pique qan në gjykatë, në rastin ku akuzohet për ndërmjetësimin midis Arabisë Saudite dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Pique qan në gjykatë, në rastin ku akuzohet për ndërmjetësimin midis Arabisë Saudite dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

La Liga
Heroi i Arsenalit hyri në dhomat e zhveshjes së mbretërve pas fitores ndaj Real Madridit, kishte vetëm një kërkesë

Heroi i Arsenalit hyri në dhomat e zhveshjes së mbretërve pas fitores ndaj Real Madridit, kishte vetëm një kërkesë

Liga e Kampionëve
Arsenali pasi e mposhti Real Madridin, tani kërkon tua marr talentin e madh

Arsenali pasi e mposhti Real Madridin, tani kërkon tua marr talentin e madh

Premier League
Kalo në kategori