Bayern Munich thuhet se është e interesuar për të nënshkruar me Takehiro Tomiyasu, për shkak janë vënë në kërkim të një lojtari që mund të mbulojë disa pozicione në fazën e mbrojtjes.

Siç raporton Sky Germany, bavarezët mbeten këmbëngulës për transferimin e Tomiyasu në afatin kalimtar të janarit, pasi e ndoqën atë verën e kaluar.


Ylli japonez ka tërhequr vëmendjen e Bayernit me aftësinë e tij për të luajtur si qendërmbrojtsë, mbrojtës i djathtë dhe i majtë kur kërkohet dhe Thomas Tuchel e ka atë prioritet kryesor për edicoonin e ardhshëm.

Megjithatë, raporti shton se Arsenali nuk dëshiron të ndahet me lojtarin dhe pavarësisht interesimit të Bayernit, “Topçinjtë” janë të vendosur të mbajnë Tomiyasun.

Screenshot 16 16

Skuadra gjermane tashmë është informuar për qëllimin e Arsenalit për të mbajtur Tomiyasu gjatë gjithë sezonit, por Bayern ka të ngjarë të monitorojë nga afër situatën e tij në “Emirates” dhe mund të rishikojë mundësinë e nënshkrimit të tij në verën e vitit të ardhshëm.

Tomiyasu, i cili e filloi karrierën e tij tek ekipi japonez Avispa Fukuoka, por ishin paraqitjet e tij  me skuadrën belge Sint-Truiden në vitin 2018, që i dhanë atij mundësinë për t’u transferuar në Serie A tek Bologna, ku luajti për dy sezone përpara se t'i bashkohej Arsenalit për 17 milionë euro.

Tomiyasu i cili po lufton për një fanellë titullari tek klubi londinez, ka luajtur plot 90 minuta në dy ndeshjet e fundit të Ligës Premier kundër Neëcastle dhe Burnley dhe do të shpresojë të mbajë vendin e tij të titullarit në udhëtim ndaj Brentfordit të shtunën./Telegrafi/

telegrafi sport app