LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich në pozitë ideale për transferimin e Dayot Upamecanos

Bayern Munich në pozitë ideale për transferimin e Dayot Upamecanos

Duket se Bayern Munichu do e fitojë garën për transferimin e Dayot Upamecanos.

Mbrojtësi francez po kalon nëpër një formë të lartë dhe shumë skuadra e duan transferimin e tij.

Rasenball Sport Leipzig nuk ka fuqinë që të mbajë lojtarin në skuadër dhe duket se Bayern Munichu do t’i marrë shërbimet e tij, raporton gazetari gjerman Christian Falk.


Falk bën të ditur se Bavarezët janë në pozitë ideale për transferimin e Upamecanos.

Në garë për transferimin e francezit janë edhe skuadra si Arsenali, Manchester United dhe Barcelona. /Telegrafi/