Gjiganti gjerman Bayern Munich, thuhet se ka qenë në kontakt me agjentin Jorge Mendes për të diskutuar një marrëveshje të mundshme për yllin e Milanit, Rafael Leao. 

Kjo pas raportimeve se lojtari i kombëtares gjermane Florian Wirtz, i cili është gjithashtu në interes të bavarezëve, ka shprehur dëshirën për t'u bashkuar me Liverpoolin.  


Sipas raportimeve nga gazetari gjerman Florian Plettenberg, Bayern po kërkon në mënyrë aktive një lojtar i cili është i aftë të luajë në krahun e majtë përpara afatit kalimtar të verës.  

Wirtz i Bayer Leverkusen, i cili vlerësohet rreth 130-150 milionë euro, është lidhur me një transferim në ‘Allianz Arena’, por sipas një raportimi nga David Ornstein, Bayern është informuar se preferenca e lojtarit është të transferohet tek Liverpooli. 

Kjo e lë Bayernin duke eksploruar alternativa. Midis tyre është Leao, i cili aktualisht është nën kontratë në ‘San Siro’ deri në verën e vitit 2028.   

Sky Deutschland pretendon se ka pasur tashmë biseda midis përfaqësuesve të Bayernit dhe agjentit të Leaos, Jorge Mendes.   

Anësori i Brightonit, Kaoru Mitoma, është përmendur gjithashtu si një alternativë e mundshme për bavarezët këtë verë./Telegrafi/

telegrafi sport app