LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich dhe Inter vazhdojnë traditën 40 vjeçare në finalet e Kupës së Botës

Bayern Munich dhe Inter vazhdojnë traditën 40 vjeçare në finalet e Kupës së Botës

Në Kupën e Botës në Katar, tradita që nga viti 1982 vazhdoi me Bayern Munich dhe Inter që kanë të paktën nga një lojtar që luan në finale.

Dy klubet e përmendura kishin përfaqësuesit e tyre në çdo finale të kampionatit botëror që nga viti 1982 e deri më sot, e kështu do të jetë edhe në Katar, ku takohen Argjentina dhe Franca në ndeshjen për titullin e kampionit të botës.

Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez do të luajë nga Interi në finale, ndërsa përzgjedhja franceze do të përfshijë deri në katër lojtarë të Bayern Munich me Benjamin Pavard, Lucas Hernandez, Kingsley Coman dhe Dayot Upamecano, me faktin se Hernandez është i dëmtuar dhe nuk do të luajë në këtë ndeshje.


Sa i përket përkatësisë së klubit, Atletico Madrid do të ketë deri në katër lojtarë në finale.

Anëtarë të klubit madrilen janë anëtarët e kombëtares argjentinase Angel Correa, Rodrigo De Paul dhe Nahuel Molina dhe një nga lojtarët më të mirë në Francë, Antoine Griezmann.

Finalja e Botërorit në Katar do të luhet të dielën me fillim nga ora 16:00./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mesazhi i Gerard Piques pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit

Mesazhi i Gerard Piques pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit

La Liga
E ardhmja e Ancelottit pas humbjes në finale pas vazhdimeve - Perez ka marr vendim për këtë sezon

E ardhmja e Ancelottit pas humbjes në finale pas vazhdimeve - Perez ka marr vendim për këtë sezon

La Liga
Barcelona mban gjallë ëndrrën për tripletë, mposht Real Madridin në finale të Kupës së Mbretit

Barcelona mban gjallë ëndrrën për tripletë, mposht Real Madridin në finale të Kupës së Mbretit

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Barcelona 3-2 Real Madridi: Kounde më i miri në fushë

Notat e lojtarëve, Barcelona 3-2 Real Madridi: Kounde më i miri në fushë

La Liga
Gola, luftë dhe penallti e anuluar, ‘El Clasico' shkon në vazhdime

Gola, luftë dhe penallti e anuluar, ‘El Clasico' shkon në vazhdime

Ndërkombëtare
Barcelona e ka gjetur pasardhësin e Lewandowskit në La Liga

Barcelona e ka gjetur pasardhësin e Lewandowskit në La Liga

La Liga
Kalo në kategori