Bayer Leverkusen nuk e njeh fjalën humbje, eliminon West Hamin dhe vazhdon tutje

Bayer Leverkusen ka vazhduar serinë pa humbje dhe ka avancuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, pasi luajti baras 1-1 në ndeshjen kthyese ndaj West Ham.
Leverkuseni avancoi tutje me rezultatin e përgjithshëm 3-1, pasi në ndeshjen e parë fituan 2-0.
Michail Antonio shënoi për vendësit në minutën e 13-të.
https://twitter.com/xoxsports/status/1781049429480403276
Kur pritej që Leverkusen të merrte humbjen e parë, në minutën e 89-të, Jeremie Frimpong shënoi për rezultatin 1-1, që ishte përfundimtar.
Granit Xhaka kompletoi tjetër ndeshje për Leverkusenin që nuk di për humbje në 44 ndeshje rresht. Në këtë ecuri ka 38 fitore e gjashtë barazime.
Në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës, Bayer Leverkusen ballafaqohet me Romën. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/04/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































