Bay T sjell energji në 'R Studio', interpreton live një nga hitet e saj "Telefon"

Reperja Bay T ka sjellë një interpretim të veçantë të këngës së saj “Telefon” gjatë paraqitjes në emisionin e dedikuar hip-hopit, “R Studio”.
Në episodin e fundit të këtij emisioni, i cili transmetohet në Radio Dukagjini, e ftuar ishte ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, e cila pas përfundimit të formatit ka vazhduar të jetë aktive në muzikë, duke publikuar disa projekte që kanë gjetur jehonë në treg.
Përveç rrëfimeve rreth jetës dhe karrierës së saj, Bay T interpretoi live edhe këngën “Telefon”, që tashmë konsiderohet një nga këngët më të pëlqyera në repertorin e saj dhe një ndër hitet e saj më të reja.
Interpretimi u vlerësua për energjinë dhe mënyrën si reperja e solli këngën në një version më të drejtpërdrejtë, duke i dhënë një tjetër atmosferë përmes performancës në studio.
“R Studio” vjen çdo të mërkurë në ora 22:45, me Fis Junikun, në Radio Dukagjini. /Telegrafi/





























































