Sulmuesi kosovar Baton Zabërgja, pritet që nga edicioni i ardhshëm karrierën ta vazhdojë në kampionatin ukrainas.

Sipas një raportimi nga medium ukrainas sport.ua, Metalist 1925 Kharkiv ka arriturmarrëveshje për transferimin e tij nga Dinamo Tirana.


Së bashku me Zabërgjën tek Metalist do të transferohet edhe bashkëlojtari i tij Peter Itodo Mandela për të cilin klubi pritet të paguajë rreth 1.1 milionë euro, teksa për Zabërgjën shuma e transferimit nuk dihet, por që kartoni i tij vlerësohet rreth 1 milionë euro.

Zabërgja është aktivizuar në 36 ndeshje në sezonin 2024/2025 në kampionatin shqiptar, duke qenë autor i 12 golave të realizuar.

Nigeriani në anën tjetër ka zhvilluar 28 ndeshje për Dinamon edicionin që lamë pas dhe ka realizuar 13 gola.

Më herët ishte raportuar se edhe ekipe të tjera ishin në garë për Zabërgjën, ku janë përmendur gjigantët kroatë Dinamo Zagrebi dhe Hajduk Split, por ishte klubi i Metalist që i ka ofruar atij kushtet më të mira financiare.

Siç ka mësuar Gazeta Blic, talenti dardan do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare, sipas së cilës do të përfitojë rreth 1.4 milionë euro, pa përfshirë bonuset./Telegrafi/

telegrafi sport app