Site icon Telegrafi

Batatina: Do të vazhdojmë ta ruajmë ekipin, fokusi në finale të Kupës së Kosovës

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka folur pas humbjes me Drenicën në “Bajram Aliu” me rezultat 4-2.

Ai ka thënë se Llapi do të vazhdojë të ruajë lojtarët kryesor për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës.

“Ndalëm shumë zëra se Llapi po luan me disa skuadra me ekipin e dytë dhe me disa të tjera me ekipin e parë. Luajtëm me ekipin e dytë edhe ndaj një kundërshtari direkt për mbijetesë siç është Drenica”.

“Fokusi ynë është te kupa dhe këtë e kam thënë nga fillimi i pranverës”.

“Ne do të synojmë që të marrim maksimumin e pikëve nga ndeshjet e mbetura, por tifozët e Llapit duhet të jenë të qetë, pasi që Llapi asnjëherë nuk do të largohet nga liga”, ka thënë Batatina.

Pas kësaj disfate skuadra e Llapi zbret në pozitën e gjashtë me 39 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version