LAJMI I FUNDIT:

Batatina pas humbjes: E dominuam Dritën, fitoren ia dhurojë portieri ynë

Batatina pas humbjes: E dominuam Dritën, fitoren ia dhurojë portieri ynë

Tahir Batatina ka folur pas humbjes së Llapit nga Drita, ndërsa ka thënë se ekipi i tij dominoi ndeshjen, por humbi nga një gabim i portierit të tyre.

Drita ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Llapit në ndeshjen e mbetur nga xhiro e parë e Superligës së Kosovës.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 17-të dhe u shënua nga kapiteni i vendasve, Ardian Limani, pas një topi të kthyer nga portieri i Llapit, Arlis Shala.


Drita fiton mes vuajtjesh ndaj Llapit në ndeshjen e mbetur
Lexo po ashtu Drita fiton mes vuajtjesh ndaj Llapit në ndeshjen e mbetur

Ky top i kthyer nga portieri ka bërë që trajneri Batatina ta fajësojë atë pas ndeshjes, ndërsa shtoi se ekipi i tij e dominoi kampionin në fuqi.

“Nga minuta e parë kemi dominuar skuadrën e Dritës e cila është kampione dhe në pozitën e dytë. Golin ia dhuroj portieri jonë i cili bëri gabim”, ka thënë fillimisht Batatina pas ndeshjes.

“Djemtë treguan karakter të fortë dhe luajtën shumë mirë. Nëse e shohim sot në ndeshje, nuk e kemi ditur a është kampioni Drita apo Llapi”.

“Ndeshja tregon se cila skuadër ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes. Nuk i kemi dhënë hapësirë Dritës në asnjë aspekt të na dominoj”, përfundoi trajneri i Llapit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori