LAJMI I FUNDIT:

Batatina: Nëse bëhemi kampion, bëhemi pa ndihmën e askujt dhe me meritë

Batatina: Nëse bëhemi kampion, bëhemi pa ndihmën e askujt dhe me meritë

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur rreth fitores ndaj Trepçës ’89, ndeshjen e ardhshme me Prishtinën dhe luftën për titull kampioni në Ipko Superligën e Kosovës.

Llapi ka arritur të fitojë me rikthim ndaj Trepçës me rezultat 4-1 dhe kjo fitore ka ngjallur edhe më shumë shpresat e klubit nga Podujeva për titull kampion.

Pas ndeshjes, Batatina ka përgëzuar lojtarët e tij për fitoren dhe lojën e treguar, teksa ka thënë se do të jenë kampion me plot meritë.


Llapi fiton thellë ndaj Trepçës '89 dhe vazhdon garën për titull
Lexo po ashtu Llapi fiton thellë ndaj Trepçës '89 dhe vazhdon garën për titull

“Llapi tregoi që është skuadër shumë e fuqishme, nëse bëhemi kampion, bëhemi pa ndihmën e askujt, por me meritë”, ka thënë fillimisht Batatina pas ndeshjes.

“Jemi ekip me karakter, arritëm ta kthenim rezultatin duke shënuar katër gola”.

Gëzimi i lojtarëve të Llapit (Foto: KF Llapi/Facebook)

“Llapi nuk mbrohet, i përgëzoj lojtarët të cilët i përfunduan detyrat për mrekulli”.

“Gjyqtarët tentuan të na dëmtonin, por as ata as askush nuk do t’i kuptoj taktikat e mija të lojës”.

Batatina në fund foli edhe për ndeshjen e ardhshme ndaj Prishtinës në stadiumin Fadil Vokrri.

“Do të hyjmë në atë ndeshje të qetë, siç kemi bërë gjatë takimeve të fundit. Jemi me pikë të barabarta me Prishtinën, askush nuk na ka menduar se jemi për titull por ja ku jemi”, përfundoi trajneri llapjan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Ndërkombëtare
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori