LAJMI I FUNDIT:

Batatina flet pas barazimit me Dritën: Në ndeshjet derbi duhen gjyqtarët me përvojë

Batatina flet pas barazimit me Dritën: Në ndeshjet derbi duhen gjyqtarët me përvojë

Drita dhe Llapi kanë luajtur pa gola në ndeshjen derbi të ditës së shtunë në Superligën e Kosovës.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante, por që në fund dy skuadrat u desh të pajtohen me nga një pikë.

Për Llapin ishte një gol i anuluar nga VAR dhe për këtë ka ankesa trajneri i Llapit Tahir Batatina.


“Po mendoj që ishte ajo arsyeja që është bërë gabim në repartin defensivë prej lojtarit të Dritës, Ilir Blakqorit dhe e mori topin pastër Sadriu duke u kthyer në zonë dhe asistoj për Maliqin dhe nuk ka pasur asgjë tjetër se përse të ndalohet ai gol”.

“Nejse për këto janë njerëzit kompetent dhe unë kam respekt për gjyqtarët e ri, por që duhen në këso derbish të ketë gjyqtarë me shumë përvojë pasi që edhe i kemi ata me përvojë të madhe”, deklaroi Batatina.

Tekniku llapjan u ndëshkua me karton të kuq pas protestave, derisa deklaroi se në Gjilan udhëtuan për fitore.

“Ne duhet ti mbështesim gjyqtarët e rinj por në këso derbi duhen të jenë gjyqtarë me përvojë, sepse po investojmë shumë dhe këto dy pikë mund të jenë ato që vendosin edhe titullin kampion”, tha Batatina.

“Ne sot kemi udhëtuar për tre pikë, pasi e kemi analizuar Dritën dhe sot mendoj që Llapi e ka merituar tre pikë”, u shpreh Batatina. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

La Liga
Bellingham emëron lojtarin më të talentuar që ka Real Madridi

Bellingham emëron lojtarin më të talentuar që ka Real Madridi

La Liga
Arne Slot ka një mesazh të fuqishëm për lojtarët e Liverpoolit pas shortit ndaj PSG-së

Arne Slot ka një mesazh të fuqishëm për lojtarët e Liverpoolit pas shortit ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Kalo në kategori