LAJMI I FUNDIT:

Bastisjet e fundit në Kosovë, Specialja: Po bëhen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë

Bastisjet e fundit në Kosovë, Specialja: Po bëhen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë

Javën që po lëmë janë kryer në vazhdimësi bastisje në Kosovë të ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi nga Dhoma e Prokurorisë së Specializuar.

E lidhur me këto bastisje është bërë e ditur se Zyra e Prokurorit të Specializuar po kryen operacione për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

PDK: Dhomat e Specializuara të Kosovës të ndalin përndjekjen politike
Lexo po ashtu PDK: Dhomat e Specializuara të Kosovës të ndalin përndjekjen politike

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.


Operacionet e ZPS-së këtë javë janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në reagim.

Ndryshe, gjatë kësaj jave janë bastisur shtëpia e Ismail Sylës, Artan Behramit, Bashkim Smakaj e Isni Kilajt, persona këta të afërt me ish-presidentin Hashim Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori